Befason Erdogan: PKK është mjet i fuqive të huaja për të prishur paqen në rajon

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha të martën se operacionet antiterroriste të Turqisë kundër organizatës terroriste PKK do të vazhdojnë tutje dhe se kjo organizatë është mjet i fuqive të huaja për të prishur paqen në rajon, raporton Anadolu Agency.

“Ne po hyjmë në stinën e dimrit…Operacioni po vazhdon. Nuk do të ndalemi, po do t’i zmbrapsim ata. Askush nuk duhet të ndihet i ofenduar”, tha Erdoğan në takimin e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Deklarata e presidentit Erdoğan vjen disa ditë pasi shtatë ushtarë dhe dy roje të fshatit ranë dëshmorë në luftimet me terroristët e PKK-së në provincën juglindore Hakkari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Ministria e Brendshme njoftoi të martën se të paktën 46 terroristë të PKK-së janë vrarë në operacionet ushtarake në Turqinë lindore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Erdoğan rikujtoi se komandantët e ushtrisë turke janë duke i rishikuar trupat ushtarake që gjenden përgjatë kufijve juglindorë të Turqisë.

Ai tha se PKK është mjet i fuqive të huaja për të prishur paqen në rajon, ndërsa organizata terroriste DEASH është një organizatë e përgjakshme terroriste e cila nuk ka lidhje me Islamin.

PKK, e cila konsiderohet si organizatë terroriste edhe nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), e rifilloi fushatën e saj të armatosur kundër Turqisë në korrik të vitit 2015.

Që atëherë, ajo ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se një mijë e 200 pjesëtarëve të sigurisë turke dhe civilëve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?