Befason Johnson: Netanyahu më vuri pajisje përgjimi në tualetin e zyrës, më tha se duhej të…
Ish-kryeministri britanik Boris Johnson, thotë se një pajisje përgjimi u gjet në tualetin personal në Ministrinë e Jashtme, pasi ishte përdorur nga Benjamin Netanyahu. Johnson ka pretenduar se kur kryeministri izraelit vizitoi departamentin e tij në vitin 2017, ekipi i tij i sigurisë gjeti pajisje përgjuese në tualete, pasi ai kishte dalë prej tij.
Gjatë takimit të tyre në zyrën e tij të vjetër, Johnson thotë se Netanyahu kishte kërkuar të shkonte në tualet. Këtë deklaratë Johnson e ka shkruar në librin e tij, ‘Unleashed’. Kur u pyet gjatë një interviste me “The Telegraph” nëse ai mund të jepte ndonjë detaj për atë që ndodhi, Johnson tha: Unë mendoj se gjithçka që duhet të dini për atë episod është në libër.
Nuk është e qartë nëse kryeministri izraelit u mor në pyetje për incidentin. Sipas zyrtarëve amerikanë, Uashingtoni arriti në përfundimin se Izraeli ka gjasa të qëndronte pas vendosjes së pajisjeve të përgjimit të telefonave celularë që u gjetën pranë Shtëpisë së Bardhë dhe vende të tjera. Gjatë takimit me Netanyahun, Johnson, atëherë sekretari i jashtëm, përshkruan se si ndihej si “Willy Wonka” teksa i tregoi rreth vendit të tij të punës në atë që ishte vizita e tij e parë në Ministrinë e Jashtme.