”Bëhu i fortë”/ Giorgia Meloni mesazh Zelensky-t, por ”godet” Putinin

Partia Fratelli d’Italia fitoi zgjedhjet në Itali, por që ka shkaktuar shqetësime dhe debate në Europë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy është në krahun e atyre që janë pro kryeministres së ardhshme të Italisë, Giorgia Melonit, të cilën edhe e përgëzon për fitoren, duke nënvizuar se vlerëson shumë ndihmën e përhershme të Italisë për t’u përballur me “agresionin rus”.

Si përgjigje Meloni tha se nga qeveria e saj Ukraina do të ketë gjithmonë “mbështetje të ndershme ndaj kauzës për liri”, duke i shtuar personalisht presidentit, “bëhu i fortë dhe forco besimin!”.

Vizioni i Melonit krah Ukrainës, del me pozicione të forta kundër Kremlinit.

SHKARKO APP