FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Belgjika njeh prodhimin e letrës higjienike si sektor prioritar, duhet të garantohet dhe në emergjencën e plotë të koronavirusit

Prodhimi i letrës higjienike njihet zyrtarisht nga qeveria federale belge si një sektor “prioritar”, dhe për këtë arsye duhet të garantohet edhe në emergjencën e plotë të koronavirusit.

Vendimi, i nënshkruar nga Ministri i Brendshëm Pieter De Crem, u botua në Fletoren Zyrtare, për kënaqësinë e qytetarëve që në këto ditë të shënuara nga kufizime të ashpra të lëvizjes kanë nxituar të rrëmbejnë të gjitha rrotat e mbetura në raftet e supermarketeve.

Në Belgjikë, aktivitetet që konsiderohen “thelbësore” janë ato të përjashtuara nga detyrimi i mbylljes, në rast se nuk mund të zbatohet puna e telekomunikacionit ose rregullat e sigurisë dhe të sigurimeve shoqërore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?