Beogradi i kërkon llogari Shkupit: Jepni shpjegime sesi u arratis ish-luftëtari i UÇK-së

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç thotë se Beogradi kërkon shpjegim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut lidhur me arratisjen e Blerim Ramadanit, i cili ishte arrestuar nga autoritetet maqedonase në bazë të një fletarrestimi të INTERPOL-it, të lëshuar me kërkesë të Serbisë. Daçiçi e cilësoi si “skandaloz” ikjen e Ramadanit nga arresti shtëpiak në Maqedoninë e Veriut.

”Ai është pjesëtar i UÇK-së, i cili ka kryer krime kundër serbëve në Kosovë, të cilin Serbia po e kërkon në mënyrë që të përballet me gjyq”, tha Daçiç, sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Ai u arratis nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve të tij në Maqedoninë e Veriut.

Ai ishte arrestuar muajin e kaluar nga autoritetet maqedonase në kufirin mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në bazë të fletarrestimit të lëshuar nga Serbia. Ramadani u arrestua më 17 korrik në pikëkalimin kufitar Jazhincë – që lidh Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Gjykata në Beograd, përmes INTERPOL Serbia nën akuza për krime lufte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?