Berberi i Cristiano Ronaldos gjendet i therur me thikë në dhomën e hotelit
Një berber është goditur për vdekje me thikë në një dhomë hoteli në Zvicër.
Ricardo Marques Ferreira u gjet i vdekur në shtrat nga një prej pastrueseve në hotelin në Zurich të Premten.
Një 39-vjeçar është arrestuar për vrasjen e tij. I arrestuari është me kombësi braziliane.
Media portugeze Correio da Manha raportoi sot se viktima ka qenë berberi i Cristiano Ronaldo.
Berberi nga ishulli i Madeira postoi foto në mediat sociale të një fotosesioni të futbollistit në shtator 2015.
Ferreira u gjet i vdekur në shtrat me plagë të shumta thike.
Arma e krimit nuk u gjet në vendin e ngjarjes.
Ndërsa nuk duhen ende motivet e vrasjes së tij.