Bëri 38 vite burg për një krim që nuk e ka kryer, shpallet i pafajshëm 69-vjeçari në SHBA
Maurice Hastings, një i dënuar për një grabitje-vrasje dhe sulm seksual në vitin 1983, është shpallur i pafajshëm nga një gjykatës në Kaliforni.
Gjykata e Lartë e Qarkut të Los Anxhelosit, deklaroi zyrtarisht të pafajshëm Hastings, si dhe bëri pastrimin e emrit të tij nga dosjet penale.
“Unë jam mirënjohës për vendimin e gjyqtarit. Gjithçka ka qenë e mrekullueshme sot. Jam gati të eci përpara me jetën time. Unë jam një njeri i lumtur tani”, tha Hastings gjatë një konference për shtyp pas vendimit.
69-vjeçari u lirua nga burgu në tetor pasi ADN-ja nga sulmi i vitit 1983 identifikoi një tjetër të dyshuar. Ai kishte vuajtur një dënim të përjetshëm për krimin, pavarësisht faktit se dëshmitarët mbështetën alibinë e tij gjatë kohës së vrasjes dhe asnjë provë fizike nuk e lidhte atë me vendin e ngjarjes.
“Më vjen shumë keq për padrejtësinë, që u bë mbi ju. Ka shumë për të mësuar nga kjo”, tha ajo. “ E di që nuk mjafton të thuash ‘Më fal’ për 38 vite burg dhe e kuptoj këtë dhe jam i përulur”, tha gjykatësi qe e shpalli të pafajshëm 69-vjeçarin.