Berlin, aktivistët çojnë tankun në portën e ambasadës ruse

Në 1 vjetorin e luftës ruse në Ukrainë, aktivistët në Gjermani kanë protestuar në mbështetje të Ukrainës. Në mënyrë simbolike ata parkuan një tank të shkatërruar e të ndryshkur përballë ambasadës ruse në Berlin.

Tyta e tankut u drejtua në pozicioni nga porta e hyrjes së ambasadës, duke sjellë një imazh të fushës së betejës në qendër të kryeqytetit gjerman.

“Tanku i thyer nënkupton rënien. Ukraina do të jetë Stalingradi i Putinit”,– tha Wieland Giebel, kurator i muzeut Berlin Story Bunker. Tanku një T-72 B1 rus, u shkatërrua më 31 mars 2022, afër fshatit Dmytrivka pranë Kievit, nga një minë antitank.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?