Berlini do të ngrejë spital të posaçëm
Autoritetet në Berlin ranë dakord dhe prezantuan planin për ndërtimin e një spitali të ri, i cili do të ketë kapacitete për të pritur 1000 pacientë të prekur nga koronavirusi. Sipas të përditshmes “Tagesspiegel”, për ndërtimin e këtij spitali do të ndihmojë ushtria gjermane dhe partner të tjerë. Deri në këto momente 6012 persona janë prekur nga koronavirusi në Gjermani, 300 prej të cilëve ndodhen në Berlin. Gazeta nuk dha asnjë detaj se kur do të nisë puna për ndërtimin e spitalit. Nga ana tjetër, “Tagesspiegel” shkruan se nga e hëna dhe shërbimi i trenave në Berlin është reduktuar dhe ata kalojnë vetëm një herë në 10 minuta.