Berlusconi nuk pranon të dëshmojë para gjykatës

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi nuk ka pranuar të dëshmojë në gjyqin e një bashkëpunëtori të gjatë, i dyshuar për përpjekjen për të qenë një urë lidhëse midis mafisë dhe politikanëve.

Berlusconi i tha një gjykate në Palermo, Sicili, se avokatët e tij e këshilluan që të mos i përgjigjej pyetjeve, raporton AP, duke shtuar se ai refuzoi dhe të bënte fotografi ndërsa ishte para një gjykatësi.

Prokuroria pretendon se grupi mafioz sicilian Kosa Nostra u përpoq t’i afrohej politikanëve në një përpjekje për të marrë më pak dënime për mafiozët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një bashkëpunëtor i ngushtë i Berlusconit dhe ish-senatori gjatë qeverisjes së tij, Marcel Del Utre, u dënua nga Gjykata e Ultë në një çështje që i referohej bashkëpunimit të Cosa Nostra dhe institucioneve shtetërore pas sulmeve me bomba më 1993 në Firencë, Romë dhe Milano.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?