Berlusconi operohet në zemër
Operacioni në zemër ndaj ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, i moshës 79-vjeçare, filloi sot në mëngjes, njoftoi spitali “San Raffaele” i Milanos në një komunikatë të posaçme shtypi.
“Në orën 08:00 (06:00 GMT) këtë mëngjes, operacioni për zëvendësimin e valvulës së aortës së zemër së persidentit Silvio Berlusconi filloi”, njofton me detaje spitali.
Duke shtuar se pperacioni pritet të zgjasë rreth katër orë dhe se pas tij, Berlusconi do të kalojë dy ditë nën kudjes intensiv.
“Më pas duhet të qëndrojë në pushim për disa javë”, theksoi spitali.
KOHA JONË SONDAZH

