Berlusconi prej ditësh i shtruar në spital, ja gjendja e tij shëndetësore

Ish-kryeministri Italian, Silvio Berlusconi, që prej të hënës ndodhet i shtruar në spital dhe sipas burimeve të sigurta, për pak kohë ai nuk do të jetë pjesë aktive e aktiviteteve politike apo sportive që bën pjesë.

Lajmi është konfirmuar nga agjencia e lajmeve Reuters, e cila shkruan se është ende e paqartë se përse manjati mediatik 84-vjeçar ndodhet i shtruar në spital.

Por, burimet për Reuters, kanë siguruar se Berlusconi nuk ka asgjë serioze dhe se gjendja e tij është e qëndrueshme.

Megjithatë, ish-kryeministri nuk do të jetë i pranishëm në një seancë gjyqësore këtë të mërkurë, në të cilën ai është i thirrur.

SHKARKO APP