Berluskoni në spital, nuk shkon në gjyq

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi, që prej të hënës së kësaj jave është në spital.

Ruters bëjnë me dije, se Berlusconi, aktualisht nuk është në gjendje të marrë pjesë në ndonjë event publik.

Sipas Ruters, është e paqartë se përse 84-vjeçari është shtruar në spital, por sipas burimeve të afërta, gjendje e tij sëhndetësore nuk është serioze.

Mësohet se Berlusconi,  nuk ishte në gjendje të marrë pjesë në një seancë gjyqësore në Milano këtë mëngjes për një çështje gjyqësore në të cilën ai është i përfshirë.

SHKARKO APP