Beteja mes ISIS, Putin: Shpresojmë të mos na nevojitet arma bërthamore
Rusisë duket se i ka humbur durimi pasi kërkon ta mbyllë sa më shpejt luftën në Siri, me çdo lloj mjeti, madje po të jetë nevoja edhe duke përdorur edhe armë bërthamore.
“Raketat Kalibr dhe predhat A-101 “mund të armatosen si me mbushje konvencionale, ashtu edhe me ato speciale, domethënë bërthamore. Sigurisht, asnjë prej këtyre nuk është e domosdoshme në luftën kundër terroristëve, dhe shpresoj të mos jetë asnjëherë e domosdoshme”.
Kështu ka deklaruar udhëheqësi i Kremlinit, Vladimir Putin, teksa po diskutonte të martën në mbrëmje për operacionin ushtarak në Siri, me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë, Serghiei Shoigu.
KOHA JONË SONDAZH

