Betejë e fituar, 22-vjeçarja i shpëton vdekjes (FOTO)

Foto të cilat të përcjellin një emocion dhe shtojnë pikëpyetje, si përshembull: Si është e humbur që një qënie humane, të ketë të tillë peshë trupore por do të mendonim edhe se janë foto aq shokuese sa një viktimë e anoreksisë do ti fshihte nga bota.

Historia e Hannah Koestler, vlen për të marrë shembull, pasi ajo ka ndryshuar rregullat e lojës. Ajo vendosi ta ndajë realitetin e sëmundjes së saj me botën, që e çoi deri në 31 kg dhe e çoi shumë pranë vdekjes. 22-vjeçarja guximtare postoi fotot online.

Postimet e saj bënë që t’i shtohen 100 mijë ndjekës në Instagram dhe lumë mesazhesh përgëzimi për kurajon. Hannah, që tani është shëruar plotësisht , jetonte me tre biskota në ditë dhe vishej me rroba fëmijësh edhe pse gati 180 cm e gjatë.

Ajo thotë se: “Unë e di që fotot që shpërndava për njerëzit janë të sikletshme por s’është nevoja të jemi të turpshëm për të vërtetën. Anoreksia është një sëmundje e keqe që konsumon trupin dhe mendjen. Shpresoj që me këto foto t’i tregoj atyre që vuajnë të njëjtën sëmundje si unë, që most a humbin shpresën dhe të besojnë në shërim”.

hannah-koestler-1 hannah-koestler hannah-koestler-22-from-warwick

SHKARKO APP