Betohen amerikanët e rinj

35 fëmijë bënë betimin si qytetarë amerikanë, disa me kostumet e Hallouinit veshur gjatë një ceremonie në Fairfaks të Virxhinias.

Të miturit vinin nga 22 shtete të ndryshme të botës, përfshirë Afganistanin, Kinën, Egjiptin, Iranin dhe Irlandën. Ata vetë nuk e kuptonin shumë ndoshta atë që po ndodhte por prindërit e tyre ishin në qiellin e shtatë.

Amtul Malik, nëna e Adamit nga Maroku, u shpreh: “E dini, që ta them me sinqeritet, ne kemi pasur karriera shumë të mira në këtë vend dhe shpresoj shumë që edhe Adami të ketë një jetë të shkëlqyer këtu”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ceremoni ndodhi vetëm një ditë pasi Donald Trump deklaroi se e ashtëquajtura shtetësi në lindje, e cila i kushton sipas tij Amerikës miliarda dollarë, do të marrë fund në një mënyrë ose në një tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?