Betohen kryetarët e rinj, por popullsia serbe nuk i njeh

Pas kryetarit të Mitrovicës së Veriut, këtë të enjte bënë betimin edhe kryetarët e tre komunave të tjera veriore në Kosovë, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq.

Kryetarët e dalë nga zgjedhje e jashtëzakonshme të 23 prillit të bojkotuara nga popullsia serbe, të gjithë shqiptarë u zotuan se do të punojnë në të në të mirë të qytetarëve, duke respektuar ligjin. Për arsye sigurie, kryetarët u betuan në ndërtesa publike në këto komuna, e jo në kuvendet komunale.

Pjesëtarët e komunitetit serb kanë thënë se nuk i pranojnë rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj nga komuniteti shqiptar. Lista Serbe i ka dhënë kohë kryeministrit Kurti deri në 1 qershor, siç tha, për të ndalur represionin dhe sulmet ndaj popullsisë serbe më veri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?