Biblioteka e Gazës, një pasuri e paçmuar e humbur nga bombardimet
Sulmet në Iran të kryera nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërlikuar edhe më shumë situatën në Gaza, e cila vuan nga mbyllja e re e pikëkalimeve dhe nga ndihmat humanitare që arrijnë vetëm në sasi shumë të kufizuara, sipas “tg3rai”.
Megjithatë, ka ende njerëz që përpiqen të bëjnë hapa të vegjël drejt kthimit të normalitetit.
Një grup vullnetarësh po punon për të shpëtuar librat më të çmuar të bibliotekës së Xhamisë së Madhe” Omari” në Gaza.
Biblioteka është dëmtuar rëndë pas dy vitesh bombardimesh izraelite.
Mes hirit dhe rrënojave, vullnetarët përpiqen me kujdes të rikuperojnë dorëshkrime dhe libra të vjetër.
Ky është një proces i vështirë dhe i imët, që synon të ruajë historinë dhe kujtesën kulturore palestineze, pavarësisht shkatërrimit të shkaktuar nga lufta. /Ad.Ab./
KOHA JONË SONDAZH

