Biden do të informohet nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden do të ketë raportim zyrtar nga ekspertët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare javën tjetër, ka njoftuar Jen Psaki, zyrtari i ekipit tranzicional të Joe Biden.

Psaki po ashtu ka thënë se Biden ka diskutuar më këshilltarët e tij këtë javë, për përzgjedhjen e kabinetit e tij, dhe se do të vazhdojë të angazhohet me ligjvënësit në Kongres për një pako stimuluese për përballje me Covid-19.

Këtu përfshihet edhe komunikimi me liderin republikan të Senatit, Mitch McConnell. Këto zhvillime janë bërë publike në kohën kur presidenti Donald Trump ende po refuzon humbjen, duke insistuar në vazhdimin e betejave ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?