Biden në avantazh në Nevada, 12 mijë vota përpara Trump

Joe Biden është në avantazh në Nevada me 12,000 vota përpara ndaj Donald Trump. Në shtetin e Georgias ka 61,367 vota ende për tu numëruar ku Biden dhe Trump qëndrojnë shumë afër.

Kjo u njoftua nga Sekretari i Shtetit, Brad Raffensperger. Sipas CNN, presidenti aktualisht ka një avantazh prej 18,000 votash mbi kandidatin demokrat.

Presidenti aktual, Donald Trump ka reaguar sërish në vazhdën e akuzave se po vidhen votat. “Të gjitha shtete e fituara së fundmi nga Biden do të kontestohen dhe do të ndiqen ligjërisht për vjedhje të votës. Shumë prova, thjesht të shikoni mediat. Ne do të fitojmë Amerika e Para”, shkruan Trump.

SHKARKO APP