Biden: Nuk i kam kërkuar falje Erdoganit
Ndërkohë, Biden më 5 tetor në një bisedë telefonike me Erdoganin shpjegoi se fjalët e tij gjatë ligjëratave Harvard janë keqinterpretuar dhe se në asnjë mënyrë nuk ka dashur të prishë marrëdhëniet me Turqinë. Në komunikatën të cilën, si përgjigje ndaj pyetjes së gazetarit të AA, lëshoi Shtëpia e Bardhë, është thënë se Biden e ka telefonuar presidentin Erdogan për të shpjeguar fjalët e veta të cilat i ka thënë në Universitetin Harvard.
Në komunikatën për mediat po ashtu shkruan se Biden ka kërkuar falje për çdo implikim se Turqia apo aleatët tjerë dhe partnerët në rajon kanë furnizuar qëllimshëm apo kanë lehtësuar rritjen e ISIL-it apo ekstremistëve të tjerë në Siri.
“Zëvendëspresidenti ka paraqitur një sqarim mbi çështjen se sa rëndësi të madhe i japim angazhimit dhe obligimeve të cilat aleatët dhe partnerët tanë në mbarë botën morën përsipër, duke përfshirë Turqinë, në luftën kundër ISIL. Të dy liderët kanë konfirmuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë në mes të Turqisë dhe SHBA-së në luftën kundër ISIL”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Megjithatë, Biden ka mohuar për CNN se i ka kërkuar falje presidentit turk. “Jo, un nuk kam kërkuar falje. Atë që unë bëra, kam thënë, nëse me të vërtet ekziston ndonjë mosmarrëveshje, ejani dhe shikoni komentin tim. Thonë se un i kam kërkuar falje presidentit Erdogan. Un kurrë nuk i kam kërkuar falje. E njoh mirë, punoj me të. E kam telefonuar dhe i kam thënë ‘shiko’ atë që shkruajnë në lidhje me deklaratën time nuk është e vërtetë. Kjo është ajo që i kam thënë”, theksi Biden.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest gjithashtu më 7 tetor, ka deklaruar se Biden i ka kërkuar falje presidentit turk sepse, siç tha atëherë, i kishte keqkuptuar fjalët e tij.