Biden presion Netanyahut: Rrit ndihmën humanitare në Gaza!
Presidenti i SHBA-ve Joe Biden i bëri presion kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që “menjëherë dhe në mënyrë të konsiderueshme” të rrisë fluksin e ndihmave humanitare në Gaza.
Kërkesa për rritje të fluksit vjen pasi një krizë e tmerrshme humanitare përkeqësohet pas zgjerimit të sulmit izraelit në brez. Agjencitë e ndihmës thonë se ushqimi, uji dhe ilaçet janë në mungesë.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë për CNN se SHBA-ja po i bën presion Izraelit të zgjerojë ndihmën në Gaza, duke i përshkruar bisedat si herë pas here të vështira.
“Ne kemi biseda, si miqtë, për çështjet e vështira … mbi çështjet që lidhen me ndihmën humanitare,” theksoi këshilltari i sigurimit kombëtar të SHBA, Jake Sullivan.
Zyrtarët amerikanë presin që në ditët në vijim, deri në 100 kamionë me ndihma të fillojnë të hyjnë në Gaza çdo ditë, pasi Izraeli ra dakord të përshpejtojë inspektimet e autokolonave që transportonin mbështetje jetike humanitare.