Biden reagon për ngjarjet në Minneapolis: Dhuna dhe terrorizmi nuk kanë vend në SHBA
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka reaguar ndaj ngjarjeve të javëve të fundit në Minneapolis, ku dy qytetarë amerikanë humbën jetën nga të shtënat e agjentëve federalë gjatë protestave kundër pranisë së autoriteteve të emigracionit.
Në një deklaratë publike, Biden dënoi ashpër dhunën dhe e cilësoi situatën si shkelje të vlerave themelore amerikane.
“Dhuna dhe terrorizmi nuk kanë vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht kur vetë qeveria jonë shënjestron qytetarë amerikanë. Këto ngjarje shkelin vlerat më themelore mbi të cilat janë ndërtuar Shtetet e Bashkuara,” u shpreh Biden.
Ish-presidenti theksoi se protestat dhe reagimet ndaj politikave të emigracionit duhet të trajtohen përmes dialogut dhe respektimit të ligjit, duke shtuar se përdorimi i forcës kundër qytetarëve minon besimin e publikut tek institucionet.
KOHA JONË SONDAZH

