FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjimshiti më i miri te Atalanta ndaj Bayernit, ndali golin e sigurt në vijën e portës (VIDEO)

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti ishte një nga pikat më pozitive të Atalantës në përballjen e vështirë ndaj Bayern Munich, pavarësisht se u aktivizua vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes.

Gjimshiti u hodh në fushë në fillim të 45-minutëshit të dytë dhe arriti të spikasë menjëherë me paraqitjen e tij solide në repartin defensiv. Momenti më vendimtar erdhi në minutën e 75-të, kur mbrojtësi shqiptar ndaloi një top pothuajse të sigurt për gol në vijën fatale, pas një goditjeje të rrezikshme të Joshua Kimmich.

Mbrojtësi shqiptar tregoi qetësi, vendosmëri dhe siguri në ndërhyrje gjatë minutave që ishte në fushë, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e tij në prapavijën e skuadrës së Bergamos.

Swiss Digital Desktop Reklama

VIDEO E RASTIT

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?