Bie nga shkëmbi, gjendet e gjallë pas një jave në makinë

Një vajzë, automjeti i së cilës u rrëzuar nga një shkëmb në Kaliforni, është gjetur e gjallë pas një jave.

Angela Hernandez mbijetoi duke pirë ujë nga radiatori i xhipit të saj të shkatërruar, raportoi policia.

Ajo u gjet nga udhëtarët të premten të cilët vunë re makinë e saj pjesërisht e zhytur në pjesën e poshtme të një shkëmbi prej 60 metrash në zonën e Big Sur.

Swiss Digital Desktop Reklama

23-vjeçarja ishte e vetëdijshme, por kishte një dëmtim shpatull dhe dukej se kishte vuajtur nga tronditja, tha policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo i tha policisë se kishte aksidentuar pasi ishte përpjekur për të shmangur goditjen e një kafshe.

Hernandez kishte udhëtuar nga shtëpia e saj në Portland drejt Los Angelos për të vizituar motrën e saj.

Zëdhënësi i Zyrës së Sheriffit të Monterey John Thornburg tha se Hernandez ishte me fat që ishte gjallë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?