Bie numri i vdekjeve në Itali, por rritet numri i të prekurve me Covid-19

Në 24 orët e fundit në Itali kanë ndërruar jetë nga koronavirusi 13 persona, 4 më pak se dje, duke e rritur në 34.997 numrin total të vdekjeve që prej nisjes së pandemisë.

Numri i rasteve të reja të konfirmuara me COVID-19 në 24 orë është rritur lehtë krahasuar me një ditë më parë, ku 162 janë personat pozitiv me koronavirus, ndërkohë që dje ishin 114 raste të reja, duke e çuar në 243.506 numrin total të të infektuarve.

Në Lombardi i cili është rajoni më i prekur nga virusi i tmerrshëm në Itali kanë dalë pozitivë 63 raste të reja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?