Bien numrat në Itali, 634 viktima dhe 14 842 raste në 24 orë

Njëzet e katër orët e fundit në Itali kanë sjellë një reduktim të numrit të pacientëve të infektuar nga Covid 19 që kërkojnë kurim spitalor.

Janë regjistruar 443 më pak në repartet Covid e 37 pacientë më pak në repartet e terapisë intensive.

Dita e sotme ka shënuar 634 viktima e 14 842 raste më shumë se një ditë më parë.

Fatmirësisht ka një rritje të pacientëve të shëruar e janë 25 497 më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 958 629.

Në 24 orët e fundit vihet re një reduktim i numrit të të infektuarve aktivë me koronavirus .

Janë aktualisht 737 525 të infektuar ose 1.51% raste më pak se një ditë më parë.

Deri më sot Italia ka shënuar 1 757 394 të infektuar e 61 240 viktima.

Tamponë të kryer në 24 orët e fundit janë 149 232 dhe gjithsej deri më sot janë mbi bërë 23 milionë tamponë.

Në strukturat spitalore italiane po kurohen 30 081 pacientë e në terapi intensive 3345.

Ndërsa në izolim shtëpiak janë mbi 700 mijë persona.

SHKARKO APP