Bien rastet në Greqi, por shënohen 21 viktima nga COVID-19 në vetëm 24 orë
Bota E Shtunë, 12 Qershor 2021 18:02
Greqia vijon të regjistrojë rënie sa i përket shifrave të viktimave nga COVID-19. 591 të infektuar pati në 24 orët e fundit.
Ndërkohë janë regjistruar 21 viktima, 10 më shumë se dje, dhe ky nivel mbetet shqetësues për autoritetet greke.
Lajmi i mirë është se numri i të intubuarve nëpër spitale vijon të jetë ulet duke shkuar në kuotën e 360 të tillëve së fundmi.