Bien rastet në Greqi, shënohen 31 të infektuar nga COVID-19 në 24 orë, vetëm 1 i vdekur
Bota E Hënë, 13 Prill 2020 17:56
Greqia ka shënuar një rënie të numrave të të infektuarve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit.
Vendi fqinj ka regjistruar vetëm 31 infektime të reja si dhe 1 viktimë ditën e fundit. Tashmë bilanci aty në Greqi ka shkuar në 2145 nga të cilët 99 të vdekur dhe 73 të intubuar në spitale.
Ndër të tjera Greqia është konsideruar tashmë nga vendet perëndimore si një shembull i marrjes së masave ndaj COVID-19 dhe që tashmë po japin rezultatet.