Bilanci i 2015: 800 gazetarë pushohen, dhe 156 janë arrestuar në Turqi

Pothuajse 800 gazetarë u pushuan nga puna në Turqi vitin e kaluar, ndërsa 156 u arrestuan dhe rreth 500 veprime ligjore janë ndërmarrë kundër gazetarëve nga autoritetet gjyqësore, sipas një prononcimi të një anëtari të lartë, të  partisë kryesore opozitare në vend.

Në vitin 2015, 774 gazetarë u pushuan nga puna, dhe 484 veprime ligjore janë marrë nga autoritetet gjyqësore, 200 anëtarë të shtypit dhe shtatë media janë nënshtruar hetimeve, 156 gazetarë u arrestuan, u hapën raste gjyqësore kundër 238 gazetarëve dhe të paktën 32 gazetarë janë aktualisht në arrest, sipas një bilanci të prezantuar zëvendës kryetar Sezgin Tanrikulu i opozitës kryesore, Partia Republikane Popullore (CHP).

Duke uruar gazetarët me rastin e Ditës së gazetarëve që punojnë “, e cila u shënua më 10 janar, Tanrikulu kujton një mesazh lëshuar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan në të njëjtin rast.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Media duhet të jetë e lirë; për aq sa ata që punojnë në shtyp, gazetarët dhe reporterët janë të lirë, demokracia e vendit do të jetë më i fortë në të njëjtën masë, “tha Erdogan në mesazhin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke folur në një konferencë për shtyp ditën e djeshme, Tanrikulu tha se mesazhi i Erdoanit duhet të përqafohet nga të gjithë, por duke shtuar se fotografia e tanishme në Turqi ngjan me një demokracia që është e “falimentuar”.

Liria e shtypit është një shqetësim në rritje në Turqi, e cila renditet në vendin e 149 nga 180 vende në World Press në Indeksin e Lirisë, të përgatitur nga Reporterët pa Kufij. Turqia është kategorizuar si “jo e lirë”.

Burimi: Hurriyet Daily News. Përshtati: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?