Bilanci në Itali, 546 viktima dhe rreth 34 mijë raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Italia ka regjistruar 546 viktima dhe rreth 33 mijë e 979 raste të reja nga COVID-19 në 24 orët e fundit.
Vendi përtej Adriatikut është rikthyer sërish në një prej vendeve europiane me më shumë raste e viktima nga COVID-19.
17% të të testuarve kanë rezultuar pozitivë nga testimet e 24 orëve të fundit ndërkohë që sërish problem është veriu, me në krye Lombardinë që në 24 orët e fundit ka 8 mijë raste ndjekur nga Piemonte, Campana, Veneto dhe Emilia-Romagna me më pak se 4 mijë.