Bilanci nga Gjermania, shtohen rastet e reja

Gjermania ka raportuar rritje të rasteve të reja për te disatën ditë radhazi.

Të dhënat e përditësuara flasin për 242 viktima në 24 orë, ndërsa në total koronavirusi iu ka marrë jetën 4100 personave në Gjërmani.

Instituti Robert Koch raporton mbi 3600 raste të reja infektimi ndërsa lajm i mirë mbetet fakti se që prej 12 prillit numri i pacientëve të shëruar ka qenë gjithmonë e më i lartë se infektimet e reja.

Gjermania vijon të “habisë” botën, me normën e ulët të vdekshmërisë krahasuar me vendet e tjera europiane, si Italia apo Spanja e Franca.

SHKARKO APP