”Bild”: Merkel, favorite kryesore për Nobelin e Paqes

E përditshmja më e shitur gjermane “Bild” publikoi sot një artikull në të cilin kancelarja Angela Merkel është renditur ndër kandidatët pretendentë të çmimit Nobel për Paqen që pritet të jepet pas një jave.

Ky çmim ka shumë gjasa të fitohet prej saj për rolin vendimtar në krizat migratore dhe çështjen e Ukrainës.

“Kancelarja Angela Merkel ka perspektiva të mëdha për marrjen e çmimit Nobel për Paqen, shprehet e përdishmja më popullore dhe më e lexuar në Gjermani në një artikull të shkurtër me titull “Çmimi Nobel për Paqen Angela Merkel?”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Oslo, Kristian Berg Harpviken, drejtues i Institutit të Kërkimeve për Paqen (PRIO) dhe prej ekspertëve më të dëgjuar për Nobelin e Paqes, e konfirmon fitoren e lideres gjermane edhe pse parashikimet e tij jo rrallëherë kanë qenë të sakta.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Angela Merkal do ta marrë çmimin Nobel për Paqen”, deklaroi ai gjatë një konference shtypi.

“Angela Merkel është i vetmi person që ka marrë rolin e lidershipit për këtë çështje në Evropë”, theksoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?