Bin Laden është gjallë?

Ish-punonjësi i CIA-s, Eduart Snowden ka thënë që ka prova që demostrojnë që Osama Bin Laden, që thuhet se është vrarë në Pakistan në vitin 2011 nga forcat militare amerikane, është akoma i gjallë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Në një intervistë për Moscow Tribune, Snowden tha se Bin Laden jeton në Bahamas, dhe paguhet nga CIA.

Ai i tha gazetës se: “Kam dokumente që demostrojnë që Bin Laden është akoma në librin e pagave të CIA-s. Ai paguhet nga CIA në shumën mujore 100 mijë dollarë në muaj, që vijnë të transfertuara nëpërmjet disa shoqërive dhe organizatave të brendshme, direkt e në llogarinë e tij bankare në Nassau. Unë nuk jam i qartë ku ndodhet tani, por në vitin 2013, jetonte i qetë në vilën e tij bashkë me 5 gratë e tij dhe fëmijët e shumtë”

Swiss Digital Desktop Reklama

Snowden u arratis në Rusi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas publikimit në media të dokumenteve që kishin të bënin me programet e survejimit në masë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Snowden vazhdon të thotë se CIA ka orkestruar vrasjen e rreme të ish-liderit të Al-Kaedas.

Ai këmbëngul se  Osama është transportuar me familjen e tij në një lokalitet të panjohur të Bahamas.

“Osama Bin Laden ka qenë një nga punonjësit më eficentë të CIA-s për një kohë të gjatë. Kanë organizuar vdekjen e tij të rreme, në bashkëpunimin me shëbimin sekret të Pakistanit. Nga momenti që të gjithë besojnë se ka vdekur, askush nuk kërkon për të, ndaj është më e thjeshtë për t’u zhdukur. Pa mjekër dhe xhaketë militare, askush nuk e njeh”, tha Snowden për Moschow Tribune.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=qEGftvFXpec” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?