Binjaket në një trup
Motrat binjake të cilët me të vërtetë janë të bashkuara, janë një mrekulli. Ato kanë mësuar të ecin së bashku, të vishen dhe madje edhe të ngasin një biçikletë. Ato janë shprehur se nuk duan të jenë të ndara.
Pin dhe Pan kanë dy koka por kanë vetëm një këmbë secila. Binjakët e bashkuara janë nga Tajlanda. Ato kanë mësuar të ecin me duart e tyre dhe të ngasin një biçikletë me tri rrota si një person i vetëm. Gjyshërit thonë se janë vajzat janë të lumtura kështu siç janë.
Mjekët kanë ngritur mundësinë e ndarjes por motrat duan të qëndrojnë të bashkuar. Por shtatë vjeçaret Pin dhe Pan janë mjaft të pandashme, ato janë të bashkuar në bel dhe të dyja ndajnë dy këmbët në mes tyre, duke u detyruar që të ecin me duart e tyre. Pin ka kontrollin e një këmbë dhe Pan kontrollon tjetrin.
Vajzat jetojnë në Nakhon Sawan, rreth 250 km në veri të Bangkok, me gjyshërit e tyre. Për gjyshërit ato janë fëmijë normalë e të lumtur. “Ata duan të këndojnë duke ngrënë akullore, duke ndihmuar njëri-tjetrin së bashku”, tha gjyshja e tyre, Noknoi Pongchumnan.
Burimi: Daily Mail/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

