Bisedat e policisë, zbulohen simbole naziste dhe porn*grafi me fëmijë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani. Prokurorët kanë zbuluar përmbajtje të paligjshme dhe simbole naziste në mesazhet e bisedave që përfshijnë pesë oficerë nga tre rrethe të ndryshme policie. Pesë oficerët e moshës 22 dhe 25 vjeç, dyshohet se kanë shkëmbyer simbole naziste në biseda dhe kanë zotëruar pornografi me fëmijë gjatë trajnimit të tyre, sipas kryeprokurores publike Annette Milk, që heton rastin.
Tre nga të akuzuarit i përkasin selisë së policisë në Recklinghausen, ndërsa dy të tjerët autoriteteve policore në Kleve dhe Borken. Punonjësit e policisë i kanë kryer këto akte teksa ishin ende në trajnim në kuadër të diplomës së dyfishtë bachelor.
Ligji gjerman ndalon në mënyrë eksplicite mohimin publik të Holokaustit dhe shpërndarjen e propagandës naziste, si në internet ashtu edhe në forume publike. Kjo përfshin ndarjen e imazheve të tilla si svastika, veshjen e uniformave SS dhe bërjen e deklaratave në mbështetje të Hitlerit.