Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 06:24 DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën Nga Rashela Shehu- Asambleja e Partisë Socialiste tregoi, se kreu i socialistëve, Edi Rama, duhet të menaxhojë edhe pakënaqësitë brenda partisë. Asambleja e mbajtur…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Bisedimet e radhës në Turqi mes Rusisë dhe Ukrainës për armëpushim, Zelensky njofton datën

Bota E martë, 22 Korrik 2025 10:52
Bisedimet e radhës në Turqi mes Rusisë dhe Ukrainës për armëpushim, Zelensky njofton datën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se më 23 korrik do të mbahet një rund i ri i bisedimeve me Moskën në Turqi, teksa Perëndimi rrit presionin ndaj Kremlinit për t’u pajtuar për një armëpushim, ndonëse forcat ushtarake ruse vazhdojnë të kryejnë sulme vdekjeprurëse në Kiev dhe qytete tjera ukrainase.

“Sot kam diskutuar me Rustem Umerovin për përgatitjet për këmbim të të burgosurve dhe për një takim tjetër me palën ruse në Turqi”, ka thënë Zelensky në adresimin e tij ditor më 21 korrik, duke iu referuar shefit të ri të Këshillit ukrainas për Siguri Kombëtare dhe Mbrojtje.

“Umerov ka raportuar se takimet janë planifikuar të mbahen më 23 korrik”, ka thënë presidenti ukrainas, pa dhënë më shumë hollësi.

Umerov e ka mbajtur në të kaluarën pozitën e ministrit të Mbrojtjes dhe i ka udhëhequr dy runde takimesh me Rusinë.

Dy ditë më parë, Zelensky ka thënë se ia ka dërguar Moskës një ofertë për runde të reja bisedimesh në javët e ardhshme, meqë takimet e zhvilluara muajin e kaluar nuk kanë rezultuar me përparim drejt paqes.

Ai ka thënë se duhet bërë gjithçka që të arrihet armëpushimi. “Pala ruse duhet t’i japë fund fshehjes nga vendimmarrja”.

Nëse palët do të takohen në Turqi, ky do të jetë takimi tyre i parë pas shtatë javësh. Qeveria turke ka thënë se bisedimet do të zhvillohen në Stamboll.

Mund t'ju interesojë

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Para 9 orësh
Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe një fëmijë

Sulm ndaj spitalit Nasser në Gazë: të paktën gjashtë të vrarë, mes tyre një kirurg dhe ...

Para 12 orësh
Zelensky: SHBA ofroi anëtarësim në NATO në këmbim të tërheqjes nga Donbasi

Zelensky: SHBA ofroi anëtarësim në NATO në këmbim të tërheqjes nga Donbasi

Para 12 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kremlini nuk e ka konfirmuar datën apo vendin e rundit të ri të bisedimeve, duke thënë vetëm se është në pritje të më shumë hollësive dhe që dy palët vazhdojnë të kenë pozicione “diametralisht të kundërta”, rreth asaj se si e shohin përfundimin e konfliktit.

Kremlini ka thënë se i mirëpret bisedimet, por që “gjëja më e rëndësishme për ne është që t’i arrijmë synimet tona. Ato janë të qarta. Nuk kanë ndryshuar”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Moska ka insistuar se çdo marrëveshje për paqe duhet të përfshijë heqjen dorë të Ukrainës nga katër rajonet që Rusia i ka aneksuar ilegalisht në shtator të vitit 2022, mirëpo nuk i ka zotëruar asnjëherë plotësisht.

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur i mllefosur me mungesën e përparimit dhe i ka dhënë Moskës një afat prej 50 ditësh që të pajtohet për një marrëveshje, ose në të kundërtën do të përballet me sanksione të ashpra.

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka refuzuar ftesat e Zelenskyt për një takim ballë për ballë, dhe shpesh e ka vënë në pikëpyetje legjitimitetin e liderit ukrainas.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./rel

Etiketat e lidhura

Zelensky
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën
Para 4 minutash

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 15 minutash

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 28 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 15 nëntor: Hëna në Ujor sjell mendime të reja
Para 28 minutash

Horoskopi i ditës, 15 nëntor: Hëna në Ujor sjell mendime të reja

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 9 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 13 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 8 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 12 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.