Bisedimet për Brexit “po nxehen” – Por kontinenti është lodhur duke lexuar rreth tij
Bisedimet për divorcin e Mbretërisë së Bashkuar nga BE janë intensifikuar gjatë fundjavës, pasi zyrtarët në Bruksel kishin mosmarrëveshje për një kompromis të mundshëm. Por ky është një informacion që jo domosdoshmërish do të mund ta merrnit nga faqet kryesore të lajmeve të Europës kontinentale.
Në Francë, një nga lajmet kryesore të Le Monde ishte uragani në Tokio ndërsa faqja zyrtare e Spiegel në Gjermani mbuloi sulmin e fundit të sinagogës në Halle. Në përgjithësi kishte shenja të pakta të largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE në La Repubblica të Italisë, El Pais të Spanjës, ose Handelsblad të NRC të Holandës. Një përjashtim ishte De Zeit i Gjermanisë, në faqen kryesore të të cilit paraqitej një veçori në lidhje me Brexit dhe qytetin britanik të Blackpool.
Brexit është ende i mbuluar nga shërbimet kryesore të lajmeve në kontinentin europian, natyrisht, por një sondazhi të kryer së fundmi rezultoi se kjo tematikë është zbehur në mënyrë të dukshme nëpër mediat e ndryshme europiane duke regjistruar një rënie interesi të rëndësishëm krahasuar më tërë periudhën 3 vjeçare që nga referendumi i Brexit.
Edhe pse mbingarkesa e opinionit publik me temën e Brexit mund të sjellë lodhje të pashmangshme, rëndësia që një prej ekonomive më të mëdha të BE-së apo superfuqia e armatosur bërthamore që gjithashtu përmban një qendër kryesore financiare globale – është duke e lënë Bashkimin Europian nuk duhet neglizhuar. Sido që të jetë kjo ndarje, do të ketë një ndikim të thellë tek të dyja palët.
Edhe vetë britanikët janë të rraskapitur dhe të irrituar nga ky divorc, por faqet më të mëdha të mediave online në Mbretërinë e Bashkuar, nga Telegrafi deri te The Guardian, e paraqitën të tëra pa përjashtim ngjarjen ditën e Diel. BBC raportoi se kryeministri Boris Johnson po përditëson kabinetin e tij dhe se udhëheqësi i Commons Jacob Rees-Mogg tha se “kompromisi” ishte i pashmangshëm.
Sipas disa indikatorëve ekziston vërtet mundësia e një kompromisi të mundshëm mbi kufirin irlandez i cili është duke marrë formë së fundmi sipas Bloomberg. Një kompromis i mundshëm sugjeron se Irlanda Veriore mund të largohet teknikisht Bashkimi doganor europian, por krahina do të ishte ende e detyruar të respektonte rregullat dhe tarifat e bllokut. Shpresa, për palën britanike, është që të parandalojë një kufi të vështirë me Irlandën, ndërsa kjo do të lejonte ende Mbretërinë e Bashkuar të bënte marrëveshjet e veta tregtare.
Shenjat e përparimit kanë qenë të pakta dhe numërohen ende shumë pengesa. Ambasadorët e BE pritet të takohen sot për të diskutuar përparimin e diskutimeve përpara samitit të Këshillit Europian në 17-18 tetor, sipas Sky News. Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar do të zhvillojë një seancë të veçantë të Dhomës së Komunave fundjavën e ardhshme. Nëse të dy palët arrijnë të mbyllin një marrëveshje, çka do të ishte një hap gjigant, mund të ketë një dritare të ngushtë për të miratuar legjislacionin e nevojshëm deri në afatin aktual të Brexit më 31 Tetor. (Quartz)