Bisedimet Ukrainë-Rusi, Vatikani ofron tavolinë për bisedime. Papa Leo XIV po kërkon paqe të shpejtë
Vatikani përsërit ofertën për të pritur negociatat e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës. Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin përsëriti ofertën e Papa Leone XIV për të zhvilluar takime midis shteteve ndërluftuese në një “vend neutral dhe të mbrojtur”.
Kardinali e bëri të qartë se Vatikani nuk e shihte domosdoshmërisht veten si ndërmjetës në bisedime dhe se çdo ndërmjetësim duhej të kërkohej nga palët. Parolin theksoi se vende të tjera si Gjeneva ishin gjithashtu duke u shqyrtuar.
”Nuk është e rëndësishme se ku do të zhvillohen negociatat midis rusëve dhe ukrainasve, negociata që të gjithë shpresojmë. Ajo që ka vërtet rëndësi është që këto negociata të fillojnë më në fund, sepse është urgjente të ndalet lufta”, tha ai. Nuk ka një datë për bisedime të reja, megjithëse është sugjeruar se mund të ketë një takim në Vatikan në mesin e qershorit.
KOHA JONË SONDAZH

