FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Blindohet koalicioni i Zaev, Partia Alternativa i bashkohet qeverisë

Kryeministri Zoran Zaev duket se ka gjetur një mbështetje të re për koalicionin e tij qeverisë në Maqedoninë e Veriut, pas largimit të lëvizjes Besa që kërcënoi rëndë mbijetesën e kësaj qeverie.

Partia Alternativa u bë pjesë e qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që drejtohet nga kryeministri Zaev duke i shtuar kësaj aleance dhe 4 deputetë dhe forcuar në këtë mënyrë mazhorancën.

Alternativa, e drejtuar nga Afrim Gashi, deri tani ishte në opozitë me Aleancën për Shqiptarët, ndërsa deputetët e saj ishin edhe nënshkrues të nismës për mocionin e mosbesimit të Qeverisë, më 11 nëntor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Alternativa ka vendosur të jetë pjesë e shumicës parlamentare dhe të jetë pjesë e Qeverisë. Vlerësojmë se mbyllja e kontestit me Bullgarinë, nuk është vetëm se qëllim shtetëror, por edhe shqiptare, pasi me mbylljen e kësaj çështjeje, hapet rruga e integrimit evropian”, tha zëdhënësi i Alternativës, Orhan Murtezani.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?