Blinken: Lufta në Ukrainë mund të përfundojë edhe nesër, nëse Putini…
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka deklaruar se dialogu mes Rusisë dhe Ukrainës mund të arrihet, por vetëm nëse Moska do të tregonte seriozitet për dialogun.
“Deri tani presidenti Putin ka bërë të kundërtën, nuk ka treguar seriozitet për dialog. Nëse do të kishte qëndrim serioz nga ana e Rusisë, atëherë dialogu do të ishte i mundshëm”, ka thënë ndër të tjera Blinken.
Më tej shtoi se nga ana e tij presidenti ukrainas Volodymir Zelensky po kërkon zgjidhje diplomatik dhe se ka propozuar planin e tij për një zgjidhje paqësore, por gjithçka sipas Blinken varet nga Putini.