Blinken thirrje për të ndihmuar palestinezët në nevojë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u shpreh se shumë palestinezë kanë vdekur dhe duhet bërë më shumë për të shpëtuar jetë dhe për të marrë ndihma aty ku është më e nevojshme.

Duke folur në Nju Delhi, Bliken shtoi se SHBA “vlerëson” hapat e Izraelit për të minimizuar viktimat civile, por kjo nuk mjafton.

Ai tha se SHBA u ka propozuar disa ide izraelitëve, duke përfshirë “pauza humanitare” më të gjata dhe rritjen e ndihmave që duhet të kalojnë në Gaza.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto hapa, sipas tij do të shpëtojnë jetë dhe do të mundësojnë kalimin e më shumë ndihmave për palestinezët në nevojë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vërejtjet e Sekretarit amerikan, Blinken vijnë pasi ushtria izraelite nuk po ndal sulmet e njëpasnjëshme në betejën e saj me militantët e Hamasit.

Luftimet po bëjnë që një numër në rritje i civilëve të largohen nga jugu, dhe një numër në rritje njerëzish kanë jetuar brenda dhe përreth spitaleve, duke shpresuar se do të jenë më të sigurta se shtëpitë e tyre apo strehimoret e Kombeve të Bashkuara në veri, disa prej të cilave janë goditur në mënyrë të përsëritur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?