Bllokada detare, SHBA qëllon dhe sekuestron anijen iraniane

Forcat amerikane kanë sekuestruar një anije mallrash me flamur iranian në Gjirin e Omanit, pasi ajo tentoi të kalonte bllokadën e vendosur nga SHBA rreth porteve iraniane.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Marinsat kanë interceptuar anijen dhe kanë marrë “kontrollin e plotë” të saj, duke e ndaluar menjëherë pasi ekuipazhi nuk iu bind urdhrave.

“Sot, një anije mallrash me flamur iranian e quajtur TOUSKA, rreth 900 km e gjatë dhe që peshon pothuajse sa një aeroplanmbajtëse, u përpoq të kalonte bllokadën tonë detare dhe kjo nuk përfundoi mirë për ta. Shkatërruesi i Marinës së SHBA me raketa të drejtuara USS SPRUANCE interceptoi TOUSKA-n në Gjirin e Omanit dhe u dha një paralajmërim të drejtë për të ndaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekuipazhi iranian refuzoi të dëgjonte, kështu që anija jonë e Marinës i ndaloi menjëherë duke hapur një vrimë në dhomën e motorit. Aktualisht, Marinsat e SHBA kanë në kontroll anijen. TOUSKA është nën sanksionet e Thesarit të SHBA për shkak të historikut të mëparshëm të aktiviteteve të paligjshme. Ne kemi kontroll të plotë mbi anijen dhe po shohim çfarë ka në bord! Presidenti DONALD J. TRUMP”, shkroi Trump.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky incident shënon një tjetër përshkallëzim të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit gjatë ditëve të fundit. Situata është përkeqësuar pas vendimit të Iranit për të mos rihapur Ngushticën e Hormuzit dhe refuzimit të një raundi të ri bisedimesh me SHBA-në.

Nga ana tjetër, Teherani ka akuzuar SHBA-në se bllokada e vendosur së fundmi shkel marrëveshjen e armëpushimit dyjavor mes dy vendeve.

Bllokada amerikane përfshin të gjitha anijet që hyjnë ose dalin nga portet iraniane, duke përfshirë zonat në Gjirin Arabik dhe Gjirin e Omanit. Ushtria amerikane ka paralajmëruar më herët se çdo mjet lundrues që tenton të kalojë do të ndalohet dhe sekuestrohet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?