FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bllokohen 39 minatorë në Kanada

Tridhjetë e nëntë minatorë u përballën me një ngjitje vertikale 10-orëshe pasi u bllokuan thellë nën tokë në lindje të Kanadasë. Ata u bllokuan minierën Totten në Sudbury, Ontario, të dielën pasi u dëmtua sistemi i ashensorit.

Mediat vendase raportuan se katër minatorë kishin arritur në sipërfaqe deri në orët e para të së martës. Zyrtarët thanë se minatorët janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kishin qenë në minierë për më shumë se 35 orë para fillimit të ngjitjes së tyre.

Minatorët ishin në gjendje të flisnin me familjet e tyre në telefon dhe kishin qasje në ujë dhe ushqim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ngjitja mund të zgjasë deri në 10 orë, por ka ndalesa pushimi çdo 100 metra nëse ata kanë nevojë për pushim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?