Bloomberg: Turizmi është në rrezik nga tre faktorë ndikues
Në kohën kur agjencitë dhe kompanitë që ofrojnë paketa turistike, duheshin të përgatiteshin për sezonin e ri turistik, lajmi që ato përcjellin është se janë në një krizë. Turizmi po shkon drejt një rënie, është ky qëndrimi i kompanive dhe agjencive në një panel në Dalls.
Në një analizë e “Bloomberg”, prezanton tre faktorët të cilët do ti ulin turizmit të ardhurat dhe lulëzimin. Ato janë: Terrorizimi që ka shkaktuar frikë, Refugjatët dhe fluksi i tyre dhe thirrja diskriminuese e Donald Trump për mos pranimin e myslimanëve në SHBA. Në një mbledhje në Dalls, drejtuesit e turizmit thonë se me mbylljen e kufijve, turizmi do të pësojë një humbje prej 7.2 trilion euro.
Europa është duke luftuar për të balancuar sigurinë dhe emigracionin në mes të një katastrofe të refugjatëve. Shumë europianë kanë një pyetje për efikasitetin e marrëveshjes së Shengenit, e cila lejon udhëtimin pa pasaporta nëpër shumicën e vendeve të Bashkimit Europian, por që nga sulmet në Paris dhe Bruksel, shumë vende anëtare të BE-së i kanë mbyllur kufijtë dhe kanë hedhur lëvizjen e lirë.
Në shtator, Carnival Corp një kompani udhëtimesh tha se refugjatët që lëvizin përmes Mesdheut për t’i shpëtuar konfliktit sirian po ndikojnë në udhëtimet në det dhe në frikën që lëvizja në det të hapur mund të na çojë deri në vdekje. Mbyllja e kufijve tanë rrezikon lirinë tonë për të udhëtuar. Mbylljeve të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në industrinë e udhëtimit dhe turizmit.
Thirrja e Donald Trump, për të penguar myslimanët në SHBA për një kohë, dhe “ndërtimi i një muri të madh” përgjatë kufirit jugor të SHBA dhe Meksikës, është një faktor i madh i cili po ndikon në lëvizjen e lirë të myslimanëve.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

