Bolton i thotë Rusisë: Dil nga Ukraina

Këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Bolton, porositi Rusinë që “të dalë” nga Krimeja dhe Ukraina lindore, si dhe “të ndalojë ndërhyrjen” në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara, duke paralajmëruar se Uashingtoni mund t’i vendosë sanksione të reja Moskës. “Do të jetë e dobishme nëse ndalojnë ndërhyrjen në zgjedhjet tona… dilni nga Krimeja dhe Donbasi në Ukrainë”, tha Bolton për agjencinë e lajmeve Reuters gjatë një vizite në kryeqytetin gjeorgjian, Tbilisi.

Ai gjithashtu i kërkoi Moskës “të ndalojë përdorimin e armëve të paligjshme kimike në përpjekje për të vrarë rusët në mërgim në Perëndim, si dhe të përzihet më pak në Lindjen e Mesme”. Veprimet e tilla kanë bërë që Uashingtoni të vendosë sanksione ndaj Moskës në të kaluarën, tha Bolton. Bolton, i cili këtë javë takoi presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë, tha se Uashingtoni është në proces të vendosjes nëse do të ndërmarrë sanksione shtesë kundër Rusisë për helmimin e ish-agjentit rus, Sergei Skripal, dhe të vajzës së tij në Britani.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë sanksionuar Moskën edhe për aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë dhe për mbështetjen e separatistëve që luftojnë forcat qeveritare në Ukrainën lindore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?