“Bomba” e marinsit: SHBA krijoi terrorizmin pas ndërhyrjes në Irak

 

Ish-marinsi amerikan Vincent Emanuele, thotë se shkatërrimet e shkaktuara nga SHBA gjatë ndërhyrjes së saj ushtarake në Irak, ishin të destinuara të nxisnin rritjen e terrorizmit në të gjithë botën.

Për agjencinë ruse të lajmeve “Sputnik“, veterani amerikan ka pranuar se pushtimi i Irakut nga SHBA dhe veprimet e ushtarëve amerikanë në vend kanë çuar në krijimin e grupit xhihadist të ISIS.

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Për shumë nga ata që ishin dislokuar në Irak dhjetë vjet më parë, ishte e thjeshtë ta kuptonin se operacioni i ushtrisë amerikane do të kishte pasoja të tmerrshme për të gjithë botën. Vdekja dhe shkatërrimi që i kemi shkaktuar popullit të Irakut nuk do të kalonte në heshtje. E dinim, se do të kishte një përgjigje – dhe kjo do të ishte një reagim i dhunshëm – dhe se sa më shumë që qëndruam atje, sa më shumë njerëz torturuam, sa më shumë njerëz vramë, njerëz të pafajshëm, jetë të shkatërruara të civilëve, përfundimi do të ishte në formën e një goditje që të kthehet mbrapsht, pasoja të paqëllimshme dhe terrorizëm”,- tha Emanuele.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai beson se veprimet e terroristëve të ISIS janë një rezultat logjik i ndërhyrjes amerikane në Lindjen e Mesme.

“Çfarë do të bënit ju nëse do të ishit në pozitën e popullit iraken, trajtuar siç janë trajtuar ata, të të vrasin prindërit, familjen?”,- pyet ai duke shtuar se kjo është pikërisht mënyra se si janë krijuar organizata të tilla si ISIS.

“Vetëm njerëzit të cilët janë prekur drejtpërdrejt nga lufta – irakianët, afganët, libianët e kuptojnë “se si është brutaliteti imperialist”.

“Për Perëndimin është e vështirë ta kuptojë se sa e tmerrshme dhe brutale ishte në të vërtetë lufta në Irak dhe çfarë saktësisht kanë bërë ushtarët amerikanë”, nënvizoi ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?