“Bomba” koronavirus plas në spitalin e Covid, departamenti i kirurgjisë torakale në karantinë
Pas shpërthimit të koronavirusit në një shtëpi të moshuarish në Athinë, autoritetet shëndetësore në Greqi janë vendosur sërish në alarm këtë të enjte.
Në spitalin e referimit “Sotiria”, u zbuluan raste të shumta të koronavirusit, brenda departamentit të kirurgjisë torakale, të cilat u izoluan menjëherë dhe u vendosën në karantinë.
Sipas informacionit zyrtar, si pjesë e një kontrolli parandalues, i gjithë stafi në Klinikë, gjithsej 38 persona, i janë nënshtruar një testi për Covid-19, ndërsa dezinfektimi u krye në Klinikën e Kirurgjisë Torakale dhe 4 pacientët e saj qëndrojnë në spital pa lëvizur.
Në të njëjtën kohë, kontaktet e ekipit të mjekëve dhe infermierëve të cilët rezultuan pozitivë për Covid-19 po gjurmohen.
Kanë rezultuar pozitivë një kirurg, dy anestezistë dhe dy infermierë, të cilët tani janë vetëizoluar në banesa.
Spitali fillimisht u caktua si spitali referues në Atikë për Covid-19.
Përveç kësaj, ky spital u shërben pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e mushkërive dhe sëmundjet e gjoksit në përgjithësi.
Me fjalë të tjera, spitali është plot me pacientë, të cilët në fakt janë një grup i prekshëm për sa i përket Covid-19.