Bombardimet izraelite në Gaza, shkon në 3785 numri i viktimave
Sipas raportimeve të ministrisë së shëndetësisë palestineze numri i viktimave ka shkuar në 3785, ndër të cilët 1524 prej tyre raportohet se janë fëmijë, 1000 gra dhe 120 të moshuar.
Një numër i lartë i të plagosurve është regjistruar gjithashtu , ku mësohet se 12,493 njerëz janë plagosur, përfshirë këtu 3983 fëmijë dhe 3,300 gra, sipas zëdhënësit të ministrisë Dr. Ashraf Al-Qidra.
Al-Qidra në një konferencë për shtyp theksoi më tej tensionin në sistemin e kujdesit shëndetësor, duke thënë se 44 punonjës mjekësorë kishin vdekur, 70 të tjerë ishin plagosur dhe 23 ambulanca ishin shkatërruar si rezultat i “shkeljeve izraelite”.
Izraeli ka bombarduar pa rreshtuar Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë, që kur militantët palestinezë të Hamasit kryen sulme ndaj Izraelit më 7 tetor.
Izraeli po ashtu ka urdhëruar banorët që të evakuohen nga veriu në jug të Gazës, teksa po përgatitet që të kryejë sulme ndaj Hamasit në pjesën veriore. Autoritetet izraelite janë zotuar se do të shkatërrojnë grupin e Hamasi.