Bombardimet në Odesa, por Rusia thotë: Shkatërruam rafinerinë e naftës

Qyteti port i Ukrainës, Odesa, u sulmua këtë të dielë nga forcat ruse. Nga bombardimet nuk ka raporte për të lënduar apo viktima, por vetëm për dëme materiale.

Ministria ruse e Mbrojtjes, ka reaguar duke thënë se sulmi me raketa në Odesa synonte të godiste infrastrukturën e qytetit.

Sipas palës ruse, forcat ushtarake shkatërruar një rafineri nafte dhe 3 depo karburanti. Sulmi i Rusisë ndaj Odesas u bë me raketa të lëshuara nga anijet luftarake me precizion të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?